Rama dhe Borisov shprehin ngushëllime për tragjedinë në rrugën Shkup-Tetovë

0
43

Edi Rama dhe Bojko Borisov kanë shprehur ngushëllime për fatkeqësinë në komunikacion që ndodhi në rrugën Shkup-Tetovë, tek Karpallak në të cilën humbën jetën 14 persona, ndërsa një numër i madh i tyre janë të lënduar.

Rama ka shprehur ngushëllime të thella deri tek familjarët e viktimave.

Lexo po ashtu:

Të gjitha lajmet nga aksidenti tragjik në rrugën Shkup-Tetovë

Të gjitha lajmet nga aksidenti tragjik në rrugën Shkup-Tetovë

“Pikëllim për tragjedinë e autobusit në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut, ku numri i viktimave e të plagosurve ka tronditur e shqetësuar aq shumë familje. U jemi pranë shpirtërisht të gjithë familjeve dhe të gjithë vendit mik”, shkruan Rama në rrjetin social “Twitter”. Lexo po ashtu:

Sot dhe nesër ditë zie, 14 viktima në aksidentin në rrugën Shkup-Tetovë

Sot dhe nesër ditë zie, 14 viktima në aksidentin në rrugën Shkup-Tetovë

Edhe kryeministri i Bullgarisë nëpërmjet rrjetit social Facebook ka shprehur keqardhje për fatkeqësinë çka ka ndodhur në rrugën Shkup-Tetovë dhe ka shprehur ngushëllime deri tek familjarë e viktimave dhe shpresë që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë./Telegrafi/

Pikëllim për tragjedinë e autobusit në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut, ku numri i viktimave e të plagosurve ka tronditur e shqetësuar aq shumë familje. U jemi pranë shpirtërisht të gjitha familjeve dhe të gjithë vendit mik.