E konfirmon edhe Heerenveen, Arber Zeneli udhëton drejt Francës për të nënshkruar me Reims

0
43

Arber Zeneli do ta vazhdoj karrierën e tij në Ligue 1.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka udhëtuar drejt Francës për të nënshkruar me skuadrën Reims.

Lajmi i publikuar para një ore është konfirmuar edhe nga skuadra aktuale e Zenelit, Heerenveen.

Klubi holandez ka konfirmuar se Zeneli ka udhëtuar drejt Francës për të bërë testet mjekësore dhe për të diskutuar kontratën me klubin Reims.

Heerenveeen ka njoftuar se i ka dhënë leje për tu larguar Zenelit që të diskutojë kontratën me ekipin bardh e kuq nga Ligue 1.

Nëse lojtari arrin një marrëveshje përfundimtare me Reims, atëherë ai do t’i bashkohet ekipit francez gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kjo nënkupton që Reims ka pranuar të paguajë dëmshpërblim për sulmuesin e Përfaqësueses së Kosovës.

Zeneli ka shkëlqyer këtë edicion me Heerenveenin duke shënuar katër gola dhe duke dhuruar 11 asistime.

Galatasaray, Fenerbahce, Trabzonspor, Basel, Genoa e Chelsea ishin të interesuara për lojtarin nga Mitrovica.