Pique pritet të pensionohet më 2020 dhe të bëhet president i Barcelonës

0
46

Gerard Pique pritet t’i varë këpucët në gozhdë në vitin 2020 dhe të marrë një rol të ri te Barcelona.

Mbrojtësi spanjoll është ikonë e Barcelonës, pasi vjen nga akademia e klubit dhe ka fituar çdo gjë me Blaugranët.

Gjatë karrierës së tij, Pique ka zhvilluar 11 sezone me Barcelonës duke qenë prezent në 469 ndeshje dhe duke shënuar 44 gola.

31-vjeçari gjithashtu ka fituar shtatë tituj të La Ligas, gjashtë Copa del Rey, gjashtë Superkupa të Spanjës, tri Liga të Kampionëve dhe shumë trofe të tjerë.

Pique pëlqehet shumë nga tifozët e Barcelonës (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj karriere të pasur me shumë paraqitje e trofe, Pique synon të bëhet president i klubit nga Camp Nou dhe t’ia zë vendin Jose Maria Bartomeut.

Sipas gazetës katalunase Mundo Deportivo, Pique do të pensionohet nga futbolli në vitin 2020, pra pas sezonit 2019/20.

Mbrojtësi synon të bëhet presidenti i Barcelonës dhe është i gatshëm të dalë në pension në vitin 2020 me qëllim që të kandidojë për president në vitin 2021.

Pique njihet si njeri që shtyn përpara agjendën e Pavarësisë së Katalunisë nga Spanja dhe pritet të ketë elektorat të madh në zgjedhjet për president të klubit.