Barcelona bënë ofertën e parë në drejtim të Rabiotit

0
63

Barcelona me do me çdo kusht mesfushorin francez, Adrien Rabiot dhe për këtë ka bërë tashmë ofertë.

23-vjeçari francez ka kontratë valide me Paris Saint-Germain deri në fund të sezonit, pra në verën e vitit 2019.

Megjithatë, nëna e tij që njëherit është edhe agjentja e mesfushorit ka thënë tashmë se lojtari nuk do të rinovojë me kampionët e Ligue 1. 

Këtë situatë dëshiron ta shfrytëzojë Barcelona, e cila e do lojtarin dhe ka bërë ofertë për të.

Sipas mediumit Paris United, Barcelona ka bërë një ofertë për pagë vjetore prej 10 milionë eurosh për lojtarin.

Klubi katalunas gjithashtu ka ofruar një bonus prej 10 milionë euro për shërbimet e mesfushorit të PSG-së.

Barcelona shpreson ta transferoj Rabiotin në janar për këtë çmim, përndryshe PSG do të detyrojë mesfushorin të mbetet jashtë pjesës tjetër të sezonit para se të shkojë në Blaugrana si lojtar i lirë në verë.

Në garë për 23-vjeçarin francez janë edhe skuadrat angleze si Liverpooli, Chelsea dhe Arsenali, ndërsa në Itali pëlqehet nga Juventusi dhe Interi.