Atletico nuk e ka në plan ta shesë Lucasin në janar

0
53

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Lucas Hernandez, nuk do të largohet nga klubi spanjoll në afatin kalimtar të janarit.

Gazeta spanjolle AS bën të ditur se klubi nga La Liga e ka informuar Bayern Munichun se nuk do ta shesë 22-vjeçarin në afatin e ardhshëm kalimtar.

Diego Simeone dhe Lucas Hernandez (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/GUliver)

Është raportuar se bavarezët kanë të gatshëm ta paguajnë klauzolën prej 80 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e futbollistit francez.

Kampioni në fuqi i Bundesligas dëshiron të marrë kreun e tabelës dhe ta tejkalojë konkurrencën e Borussia Dortmundit në garën për titull.

Për ta bërë këtë, skuadra e Niko Kovac duhet të përforcohet në afatin e janarit dhe Lucas është një prej objektivave.

Mirëpo, Bayerni duhet të kërkojë lojtar tjetër, sepse Atletico nuk do ta lejojë largimin e lojtarit së paku deri në fund të sezonit.

Lucas Hernandez ka qenë edhe pjesë e Akademisë së Los Rojiblancos, ndërsa për ekipin e parë luan që nga viti 2014. /