Agon Amiga njofton për anulimin e koncerteve gjatë gjithë fundvitit

0
66

Reperi i njohur, Agon Amiga ka bërë një njoftim të rëndësishëm së fundmi për të gjithë ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram.

Ai ka shkruar se nuk do të jetë prezent në asnjë prej mbrëmjeve muzikore për fundvit, pa bërë të ditur arsyen.

“Më vjen shumë keq, ju njoftoj për anulimin e të gjitha koncerteve deri në fund të vitit 2018, unë nuk do të jem prezent, shihemi shumë shpejt”, thuhet në njoftimin e reperit.

Foto: Agon Amiga/Instagram

Duke mos zbuluar arsyen se pse kjo gjë ka ndodhur, reperi u bëri me dije fansave se koncertet për të do të vazhdojnë nga viti 2019 e tutje.

Ndërkohë që ky vit ka qenë shumë i rëndësishëm në jetën e tij personale, pasi po në këtë vit ai është bërë baba për herë të parë.

Po ashtu nuk munguan edhe koncertet e shumta dhe prpojektet muzikore, të cilat u pritën mirë nga publiku.

“Allo ti bruda” titullohet kënga e tij e fundit, të cilën ai e solli në bashkëpunim me K-Albo, dhe u prit mirë nga fansat e tij.